Arrestohet 37-vjeçari në Han të Elezit që kreu disa vjedhje në xhami
Policia e Kosovës sot pas një pune intensive ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar që besohet se ka kryer vjedhje dhe tentim vjedhje në Han të Elezit.
Bëhet fjalë për N.R., 37-vjeçar që dyshohet se me datë 13.03.2023 në rrugën “Imri Curri” kishte vjedhë një sasi të parave në kasafortën e Xhamisë.
Por, kjo s’do të ishte vjedhja e vetme pasi dy muaj më pas në rrugën “Dëshmorët e Kombit” kishte vjedhur përsëri një sasi të hollave nga kasaforta e Xhamisë.
Në po të njëjtën xhami një muaj më pas kishte tentuar të vjedh nga kasaforta e Xhamisë.
“Me datën 16.06.2023 në rrugën ‘Deshmoret e Kombiti’ në Han të Elezit është tentuar për t’u vjedhur kutia e Xhamise (ku mbildhen para per ndihma humanitare)”, thuhet ndër tjera.
PK-ja bën të ditur se i njëjti më datë 19.06.2023 ka tentuar të vjedh në Xhaminë e qytetit dhe ka demoluar orenditë.
“I dyshuari N.R është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.
