Arrestohen tre të dyshuar për veprën “rrëmbim në tentativë” në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën rrëmbim në tentativë në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të Policis thuhet se të arrestuarit janë të moshës 17, 18 dhe 23 vjeç, raporton Zeri.info.
Po ashtu njoftohet se arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i një pune hetimore të cilën zyrtarët policor të Fushë Kosovës, e kanë realizuar menjëherë pas denoncimit të rastit.
“Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar: -dy thika -mulli për bluarjen e narkotikëve – pranga etj. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
