Arrestohen tre persona për kanosje në Prishtinë

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur verbalisht nga tre persona të tjerë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00 në Veternik, Prishtinë.

Siç thuhet në raport, dy prej tyre janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur verbalisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar. Dy prej tyre janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Go to TOP