Arrestohen tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Arrestimi i tre personave ka ndodhur pas një kontrolli dhe verifikimi të dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës.

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP ‘Adem Jashari’ gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre  persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve  (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare”, thuhet në njoftim.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa tre  personat e dyshuar pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore. 

Go to TOP