Arrestohen një mashkull dhe dy femra nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale mundësim apo detyrim në prostitucion

Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale që lidhen mëprostitucionin, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve tëDrejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, më20.10.2021, në ora 18:20, kanë arrestuar tre persona.

​Hetimi paraprak dhe arrestimi i të dyshuarve është bërë nëkoordinim me prokurorin e rastit. Të arrestuarit në këtë rast janë: L.P., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), B.H., (viti i lindjes 1993, femër kosovare), dhe A.B., (viti i lindjes 1994, femër kosovare).  Tëarrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe ‘bashkëkryerje’.

​Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy nga të dyshuarit (L.P. dhe B.H.) janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndaj të dyshuarës A.B.,  do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.  Si prove material, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme gjyqësore,janë sekuestruar: dy (2) telefona mobil dhe një DVR./ Kosova.info

Go to TOP