Kosova pjesëmarrëse ne Eurotalents Development Camp II U-17

Dy lojtarët më të mirë U17 të Kosovës janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Eurotalents Development Camp II U-17 në Havirov, Çeki, nga 22 deri 29 tetor 2021, shkruan kosova.info

Kampi është i sistemit të mbyllur dhe të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm 32 M dhe 32 F e përzgjedhur nga e gjithë Evropa.

Kosovën në këtë kamp të nivelit më të lartë për zhvillim të lojtarëve do ta përfaqësojnë lojtarët Blendi Hajdari dhe Shega Hashani si dhe trajnerët Dardan Imami dhe Ridvan Hashani./Kosova.info

Go to TOP