Arrestohen dy zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve, dyshohet se lejuan të kalojë ilegalisht një kamion me 12 metra dru

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të njëjtit dyshohet se nuk kanë ndërmarrë veprimet sipas kompetencave kur një kamion i ngarkuar me rreth 12 metra kub dru ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, “Gryka e Deçanit”.

Policia njofton se drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan.

Kurse, në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më datë dje rreth orës 08:57.

Go to TOP