Arrestohen dy të dyshuar për rrahjen e ndodhur më 4 korrik në Pejë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të rrahjes që kishte ndodhur më 4 korrik në Pejë.

“Me datën 04.07.2025, rreth orës 10:25, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur ne rrugën ‘Uesli Klark’ nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, ku ka hasur në viktimën e rastit, i cili ka deklaruar se ёshtё goditur nga njё person me pjesën e poshtme të armёs. Në vendin e ngjarjes ka dalё edhe emergjenca tё cilёt e kanё dёrguar viktimën në Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 14.07.2025, janё arrestuar dy persona tё dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se njёri nga tё dyshuarit ka dorёzuar njё pajisje në formë arme (shkrepёse).

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё. /Kosova.info/


Go to TOP