Arrestohen dy persona të dyshuar, sekuestrohet një armë zjarri
Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Shtedim të Podujevës, njëri për dhunë në familje dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se arrestimi është realizuar mbrëmë, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Në koordinim me prokurorinë është kryer një kontroll e vendbanimit të personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– tri armë zjarri dhe municion.
Ndaj personit të dyshuar :
-G.H, mashkull, 23 vjeç, është iniciuar rast për dhunë në familje, ndërsa ndaj të dyshuarit:
-E.H, mashkull,49 vjeç, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendër të mbajtjes.
