Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Sot nga zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024.

“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: A. C , mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. C , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personat e dyshuar pas arrestimit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, njofton Policia e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP