Arrestohen dy persona, dyshohen për 13 vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë.   

Sipas njoftimit për media nga Policia, të dyshuarit janë arrestuar nga njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit në Prishtinë.

“Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës në kafiteri, ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore”, thuhet në njoftim .

Gjithashtu në njoftim thuhet se personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë tutje thuhet se hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.


Go to TOP