Arrestohen 4 persona tё dyshuar pёr zjarrvёnie në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё ka ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë personave qё kanë shkaktuar zjarre, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
Nё zonёn e pёrgjegjёsisё së Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, kanё ndodhur dёme tё konsiderueshme nё fusha tё mbjella me grurё dhe shtёpi.
Gjithsejtë janё proceduar katёrmbёdhjetё raste tё zjarrёvenieve, janё arrestuar dhe intervistuar katёr persona tё dyshuar, nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё dёrguar nё procedurё tё rregullt, ndёrsa pёr dhjetё raste tё zjarrёvёnies janё dёrguar nё prokurorinё e Shtetit pёr procedura tё mëtutjeshme ligjore.
Policia e Kosovёs falënderon tё gjithё qytetarёt tё cilёt nё forma tё ndryshme kanё njoftuar pёr zjarrёvёnie dhe kanё ndihmuar nё shuarjen e zjarrit nё lokacione tё ndryshme.
