Arrestimi i të dyshuarit për spiunazh, Policia sekuestroi katër telefona

Një person u arrestua të martën me dyshimet për spiunazh. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Më 06.05.2025 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale spiunazh”, thuhet në raport.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 4 telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Go to TOP