Armand Duka rizgjidhet anëtar i Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, edhe për një mandat do të jetë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së.

I pari i FShF-së është rizgjedhur anëtar i shtëpisë më të madh në futbollin evropian me 45 vota, 9 vota më tepër se katër vite më parë kur fitoi këtë post për herë të parë duke marrë më tepër vota nga të gjithë kandidatët.

Ky mandat katërvjeçar në organin më të lartë të UEFA-s ka qenë pas një gare relativisht më të thjeshtë se në mandatin e parë kur ishte debutues.

Në këtë kongres u rizgjodh për një mandat 4 vjeçar edhe presidenti Alexander Ceferin i cili për këtë mandat të ri deri në vitin 2027 nuk pati garë sepse ishte kandidat i vetëm, duke u rizgjedhur me duartrokitjet e sallës.

Go to TOP