Arlind Berisha fiton medaljen e artë në kupën e botës në artet mikse marciale

Arlind Berisha e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Botës U21 në artet mikse marciale, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.

Ai e mposhti ukrainasin Yaroslav Strilets me submission duke detyruar kundërshtarin ta dorëzojë meqin.

Kjo është medalja e parë për Federatën e Arteve Mikse Marciale, e cila debutoi me Arlindin në garat ndërkombëtare.

Federata e këtij sporti në vendin tonë është themeluar vitin e kaluar.

Go to TOP