Arifi: Kurti të tregojë pse raportet e tij me Mitsotakis janë më të mira sesa me Ramën
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë një komentim lidhur me raportet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ShBA-në, Greqinë dhe Shqipërinë.
Sipas Arifit, Kurti duhet të tregojë se pse janë përmirësuar raportet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Për herën e parë në histori marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me aleatin dhe mikun, ShBA-në dhe për këtë Albin Kurti duhet ta ndjejë obligimin moral dhe t’ua shpjegojë shqiptarëve se pse marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me Amerikën. Dhe më e rëndësishmja, pse marrëdhënia e tij me Mitsotakis është më e mirë sesa me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?”, shkruan ai në Twitter.
Ndër të tjera ai ka thënë se Kurti në Amerikë është “i padëshiruar”.
