Argjentina triumfon ndaj Australisë

Argjentina ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 në ndeshjen miqësore ndaj Australisë.

Ndeshja e zhvilluar në Kinë nisi me një gol shumë të hershëm të Leo Messit.

Argjentinasi shënoi super gol në minutën e dytë të ndeshjes për ta kaluar Argjentinën në epërsi.

Për 2:0 u përkujdes Pezzella që shënoi në minutën e 68-të pas asistimit nga Rodrigo de Paul.

Go to TOP