Arbnor Muja pajiset me pasaportë të Shqipërisë

Arbnor Muja edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

Kjo nënkupton se ai tani mund të paraqitet për Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.

Sulmuesi që luan me Royal Antwerp në Belgjikë, pritet të grumbullohet nga trajneri Sylvinho për ndeshjet ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë në shtator.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Muja ishte paraqitur për Kosovën në ndeshjet miqësore, por më pas nuk ishte ftuar.

Sipas ish-trajnerit të Kosovës, Muja i kishte kërkuar garanci për pozitën e titullarit.

Megjithatë vet lojtari e kishte mohuar këtë gjë.

Go to TOP