Partia e tërheq zëvendëministrin të cilin e kishte propozuar, Kurti i tha “T’u bë e padrejtë”

Sejnur Veshall, është liruar nga pozita e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky vendim për tërheqje u mor nga ai pas kërkesës nga partia e tij.

Veshall tha se kishte punuar në shërbim të komunitetit që ai e përfaqësonte.

“Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirohem vetëm për çështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra”- tha Veshall.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i kishte thënë atij se iu është bërë padrejtë.

“T’u bë e padrejtë tha Kryeministri. Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën”- shtoi ai.

Go to TOP