Anibar sjell qindra filma të animuar në Pejë

Me temën “Besëtytnitë”, të mërkurën ka nisur edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, Anibar në Pejë. Qindra artistë të filmave të animuar nga shtete të ndryshme garojnë në tetë kategori deri më 19 korrik, kur edhe është mbyllja e festivalit.

Përveç shfaqjes së filmave pjesëmarrës, në lokacione të ndryshme të qytetit të Pejës do të ketë edhe punëtori, prezantim, panele diskutimi, e të tjera. Pas edicionit të kaluar që ishte mbajtur online për shkak të pandemisë, Anibar i është rikthyer fizikisht qytetit. Drejtoresha e festivalit, Arba Hatashi, ka folur me Radion Evropa e Lirë për risitë e këtij edicioni.

Go to TOP