Anglia kërkon fitore ndaj Italisë

Kombëtarja e Anglisë sot do të përballet me kombëtaren e Italisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembly” në Angli  me fillim nga ora 20:45.

Aktualisht Anglia renditet në vendin e parë në grupin C me 13 pikë, kurse Italia gjendet në vendin e dytë me dhjetë pikë.

Me një fitore eventuale, Anglia do ta kalonte grupin si lidere e grupit, ndërsa Italia do të duhet të përballet me Ukrainën.

E treta në grup është Ukraina me 10 pikë, e katërta është Maqedonia e Veriut me 7 pikë ndërsa në fund të tabelës është Malta me zero pikë.

Go to TOP