Anglia e fiton çmimin e “Fair Play”

Anglia nuk është kthyer në shtëpi nga Katari plotësisht duarbosh pasi fitoi çmimin “Fair Play” për disiplinën që kanë treguar gjatë ndeshjeve të Kampionatit Botëror.

Kampionati u mbyll të dielën me Argjentinën që mundi Francën në penallti.

Argjentina e fitoi këtë trofe për herë të tretë në histori.

Anglezët ishin më të mirët në “Fair Play”, pasi vetëm një lojtar i tyre u ndëshkua me karton të verdhë. /Kosova.info/

Go to TOP