Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, në Paris diskutohet raporti i Bakoyannis

Sot mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës.

Në takimin e këtij komitetit pritet të votohet raporti i Dora Bakoyannis, raportuese për Kosovën në këtë Këshill.

Ditë më parë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri theksoi se ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës në KiE.

“ Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, tha ai.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.

Këto zhvillime rreth, anëtarësimit në këtë organizatë u aktualizuan pas vendimit të Qeverisë së Kosovës më 13 mars rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

Ekzekutivi i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit që llogaritet të jetë si kusht për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Go to TOP