Ancelotti: Real Madridi nuk ka një stil loje sepse ne nuk duam ta kemi një të tillë

Carlo Ancelotti tha se nuk do që të përfshihet në komentet e kryetarit të Atletico Madrid, Gil Marin dhe bëri një koment shumë interesant për ata që mendojnë se Real Madridit i mungon një stil loje.

Megjithatë, shqetësimi kryesor për Ancelottin është ndeshja e ardhshme kundër Real Sociedad.

“Real [Sociedad] po luan shumë mirë dhe ka një dinamikë të mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ne duhet të përmirësohemi në pjesën e parë. Pas asaj që ndodhi kundër Atletit, është e rëndësishme të luajmë një lojë absolute në sulm dhe në mbrojtje.”

Më pas ai dha reflektimet e tij për çerekfinalen e Kupës së Mbretit kundër Atletico Madridit që u zhvillua të enjten.

“Ishte një ndeshje konkurruese, e barabartë,” tha ai.

“Mendoj se e merituam të fitonim nga ana jonë. Pjesa tjetër është diçka për të cilën nuk do të flas”.

“I vetmi sistem që di është ai që do të përdor nesër.”

Në lidhje me komentet e Gil Marin, ai mbeti i qetë.

“Nuk i kam lexuar [komentet e tij], por kam dëgjuar diçka. Nuk dua të flas për këtë. E vetmja gjë që mund të them është se karakteri im është të respektoj të gjitha opinionet”, tha ai.

Ai iu përgjigj edhe atyre që thonë se skuadra nuk ka një stil loje.

“E kanë thënë edhe vitin e kaluar”, ka theksuar ai.

“Madridi nuk ka një identitet të qartë, për arsyen e thjeshtë se ne nuk duam ta kemi një të tillë.

“Ne jemi një ekip që di të bëjë shumë gjëra, jo vetëm një. Dhe kjo më pëlqen.”

Go to TOP