Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Ancelotti para ndeshjes me Leipzig: Mungesat janë burim motivimi

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se mungesat në skuadër janë bërë një burim motivimi për lojtarët. 

Real Madrid do të ndeshet me Leipzig në kuadër të 1/16 të finales së Champions League dhe do të jetë pa Jude Bellingham, Thibaut Courtois, Eder Militao dhe David Alaba.

Megjithatë, trajneri italian ka theksuar se ekipi nuk do të lejojë që këto mungesa të ndikojnë në paraqitjen e tyre në fushë. “Unë kurrë nuk mendoj për ata që nuk janë këtu”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media. “Nuk është Bellingham, por pa të, ne fituam katër ndeshje. Këto lëndime kanë qenë një mundësi për të qenë më të motivuar. Mund të bëjmë mirë kundër Leipzig”.

Ancelotti gjithashtu ka shprehur bindjen e tij se skuadra gjendet në një ecuri të mirë dhe të motivuar përballë sfidës së Champions League. Ai beson se kjo është një garë që ekipit i pëlqen shumë dhe se ata janë të gatshëm për të realizuar një paraqitje të mirë kundër Leipzig.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve do të zhvillohet të martën në Gjermani.

Go to TOP