Amorim zbulon ultimatumin që i vendosi Unitedi
Trajneri i ri i Manchester Unitedit Ruben Amorim thotë se ishte “tani ose kurrë” për të marrë drejtimin e skuadërs angleze.
Amorim u prezantua si trajner i Unitedit zyrtarisht të premten, duke nënshkruar kontratë deri më 2027, kurse do ta drejtojë 20 herë kampionin e Anglisë për herë të parë më 11 nëntor.
Tekniku portugez së fundmi ka zbuluar se dëshironte të qëndronte te Sportingu deri në fundin e sezonit, por që Unitedi nuk ia dha këtë mundësi.
“Sezoni nisi mirë pastaj erdhi Man Unitedi që pagoi klauzolën e lirimit dhe presidenti mbron interesat e klubit”.
“Nuk kam diskutuar asgjë me presidentin. Për tre ditë kam thënë se doja të qëndroja deri në fundin e sezonit, por pastaj më thanë se nuk ishte e mundur”.
“Ishte tani ose kurrë, përndryshe Man Unitedi do të shkonte për një opsion tjetër. Për tre ditë më duhej ta merrja vetën, për të marrë vendimin që do ta ma ndryshoj jetën”, deklaroi ai.
Amorim është emër i njohur në Angli, ngase në të kaluarën u kërkua edhe nga Liverpooli e West Ham Unitedi.