Amerikanët votojnë për presidentin e ri
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikes sot mbahen zgjedhjet presidenciale. Amerikanët do të votojnë për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikes sot mbahen zgjedhjet për president. Në garë janë demokratja, Kamala Harris dhe republikanit, Donald Trump.
Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve të hënën në të njëjtën pjesë të Pensilvanisë, afërsisht në të njëjtën kohë, duke kaluar ditën e fundit të fushatës presidenciale në një shtet që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e që sot mbahen në SHBA.
Dy kandidatët mbajtën tubime elektorale në këndin juglindor të Pensilvanisë. Zoti Trump bëri fushatë në Reding, rreth 48 kilometra larg qytetit të Allentaunit, ku demokratja Harris mbajti një fjalim rreth gjysmë ore më vonë.
Kurse, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dje ka ndarë një mesazh për të gjithë votuesit amerikanë që do të vendosin për presidentin e tyre.
Ai shtoi se çdo zë luan rol thelbësor në procesin demokratik, përcaktuar në atë se kush përfaqëson qytetarët.
”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për të gjitha demokracitë”.
”Ato u japin qytetarëve mundësinë e rëndësishme për të luajtur rolin e tyre në formësimin e së ardhmes së kombit të tyre. Kur marrim pjesë në procesin zgjedhor, tregojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të përbashkëta të lirisë, transparencës dhe përgjegjësisë qytetare që përkufizojnë të dy vendet tona”, ka theksuar ambasadori.