Amerikanes i digjen flokët derisa po shuante qirinjtë e ditëlindjes

Ky është momenti shokues kur gruas amerikane i digjen flokët derisa po shuante qirinjtë në tortën e saj të ditëlindjes.

Sipas medieve të huaja, Ana Oosterhouse njëherësh nënë e gjashtë fëmijëve kishte organizuar një festë të përbashkët me djalin e saj shtatëvjeçar Hunter në Ogden, Utah kur ndodhi incidenti.

Derisa u përkul për të shuar qirinjtë në tortën e ditëlindjes, një fije floku mori flakë, pastaj zjarri u përhap me shpejtësi në anën e djathtë të kokës së saj.

Të pranishmit bërtisnin derisa nxitonin për të shuar flakët. Ana nuk pësoi dëmtime të përhershme, por asaj iu dogjën flokët, qerpikët dhe vetullat; gjithashtu kishte djegie në fytyrë.

Go to TOP