Amerika kundërshton sulmet e Ukrainës brenda Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk inkurajojnë sulme brenda Rusisë.

Kjo vjen  pas pretendimit të rusëve për rrëzimin e dronëve që cak kishin sulmimin e Moskës, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së.

Ai shtoi se Rusia mund t’i japë fund luftës në çdo kohë duke u tërhequr nga Ukraina, porse i takon Ukrainës të vendosë se si zgjedh të mbrohet nga pushtimi rus, shkruan Reuters.

Sulmet me dronë thellë brenda Rusisë janë shtuar që kur dy avionë pa pilot u shkatërruan mbi Kremlin në fillim të majit.

Rusia në anën tjetër  rrëzoi dy dronë ukrainas mbi rajonin e Moskës pa viktima dhe  dy  të tjerë mbi rajonin Bryansk që kufizohet me Ukrainën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Go to TOP