Amerika kërkesë direkte Kurtit: Të shtyhet afati për targat, të mos ketë konfiskime e gjoba
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka shkuar edhe një kërkesë për shtyrjen e afatit për targa.
Kërkesa në fjalë, të parit të Qeverisë i ka shkuar nga hiç më pak se Dereck Chollet, që është këshilltar special amerikan.
Ai ka thënë se duhet të shmangen tensionet.
“Fola sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të vendimit për targat e reja, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu, diskutuam edhe partneritetin dhe objektivat e përbashkëta për ta avancuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës”, ka njoftuar Chollet.

