Ambasadorja izraelite uron Krishtlindjen: Ju uroj paqe dhe lumturi
Sonte besimtarët katolikë anekënd botës, nisin kremtën e Krishtlindjes. Me këtë rast, ambasadorja e Izraelit, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët e krishterë në Kosovë për këtë festë.
Merry Christmas, Chag Molad Sameach, Gëzuar Krishtlindjen to all friends in #Israel, #Kosova and around the world!
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) December 24, 2023
Wishing you and your families peace, health, happiness, and prosperity. pic.twitter.com/mW2awkT6fa
“Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, thuhet në urimin e saj.
Në mesnatë në katedralen Shën “Nënë Tereza”, mbahet mesha qëndrote e Kërshëndellave.
Kjo meshë do të udhëhiqet nga Imzot Dodë Gjergji.
Ai me këtë rast do të jap edhe mesazhin për festën më të madhe katolike.