Ambasadorja izraelite në Kosovë: Nuk po e luftojmë popullin, por terroristët e Hamasit

Izraeli nuk po lufton kundër popullit palestinez. Izraeli po lufton terroristët e Hamasit.

Kështu është shprehur në profilin e saj në X, Tamar Ziv, ambasadore e Shtetit të Izraelit në Kosovë.

Ajo thotë se asgjë nuk mund të justifikojë “vrasjet barbare të papërfytyrueshme të fëmijëve, grave dhe pleqve të pafajshëm”.

“Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e palestinezëve në Gaza si mburoja njerëzore. Pothuajse 600 raketa të hedhura nga Hamasi në drejtim të Izraelit ranë në Gaza, duke përfshirë spitalin Al-Ahli, duke vrarë palestinezë të pafajshëm. E gjithë bota duhet të ngrihet për të dënuar terroristët e Hamasit”, u shpreh Ambasadorja Ziv. 

Go to TOP