Ambasada ruse në Kabul: Nuk kemi plan të evakuohemi

Ambasadori rus në Afganistan, Dmitry Zhirnov, ka deklaruar se Rusia nuk ka në plan që të evakuojë ambasadën e tyre në Kabul.

Zhirnov tha gjithashtu se ata kishin përforcuar sigurinë e ambasadës paraprakisht dhe do të vazhdojnë të punojnë në një “mënyrë të qetë dhe normale”, shkruan AP.

Ai shtoi se talebanët premtuan të garantojnë sigurinë e ambasadave në Kabul, përfshirë atë ruse.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass citoi Suhail Shaheen, një zëdhënës i zyrës politike të talebanëve, duke thënë se organizata ka “marrëdhënie të mira me Rusinë”.

Go to TOP