Ambasada e SHBA: Qerkini, zëri frymëzues i familjeve që kërkonin drejtësinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinit, i cili u varros sot.

Kjo ambasadë e quajti atë zë frymëzues, të mijëra familjeve, që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur.

“Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinajt. Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur, ishte frymëzues. /Kosova.info/


Go to TOP