Ambasada amerikane në Kiev, sulmet ruse në centralin bërthamor i cilëson krime lufte
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, ka njoftuar se sulmet në centralin bërthamor janë krime lufte.
Derisa forca ruse po vazhdojnë agresionin mbi qytetet ukrainase, centrali më i madh bërthamor në këtë vend Zaporizhzhia, u sulmua mbrëmë me predha nga ushtria ruse.
Një zjarr i madh shpërtheu duke rritur frikën se mund të vie deri te një katastrofë tjetër bërthamore, por ishin ekipet e zjarrfikësve që reaguan me kohë duke lokalizuar zjarrin.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), gjithashtu ka njoftuar se reaktorët janë të “sigurt” dhe se nuk ka materiale radioaktive që kanë mundur të rrjedhin.
