Ambasada amerikane në Kabul u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Afganistani.

Kjo thirrje u bë përmes një njoftimi në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Kabul.

Luftëtarët talebanë pushtuan qytetin strategjik afgan të Ghazni, e kjo i çoi ata brenda 150 km nga Kabuli, pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre nga vendi, duke lënë qeverinë afgane të luftojë grupin islamik më vete, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Afganistani menjëherë duke përdorur opsionet e fluturimit komercial”, thuhet në një njoftim.

“Duke pasur parasysh kushtet e sigurisë dhe zvogëlimin e stafit, aftësia e Ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Afganistan është jashtëzakonisht e kufizuar edhe brenda Kabulit,” thuhet tutje në njoftim.

Shtetet e Bashkuara me 27 prill urdhëruan punonjësit e qeverisë të largohen nga ambasada e saj në Kabul, sepse sipas tyre puna mund të zhvillohej diku tjetër.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price n tha se qëndrimi zyrtar i ambasadës nuk ka ndryshuar, kur iu përgjigj pyetjeve nëse ka  mundësi që të evakuohet ambasada.

Ai tutje shtoi se Uashingtoni çdo ditë po vlerëson mjedisin e kërcënimit rreth ambasadës së tij në Kabul.

Go to TOP