Alvaro Djalo zgjedh klubin e njohur spanjoll

Afati kalimtar i verës ende nuk ka nisur, megjithatë, disa skuadra evropiane tashmë po punojnë për të forcuar skuadrat e tyre për sezonin e ardhshëm.

Athletic Bilbao sipas mediave spanjolle, tashmë ka arritur marrëveshje me Sporting Club për blerjen e Alvaro Djalo.

24-vjeçari, i cili ka lindur në Madrid, sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e klubit bask.

Këtë të hënë, Bilbao zyrtarizoi blerjen e Djalo, i cili ka shënuar 14 gola këtë sezon të garave.

“Athletic Club dhe Sporting Clube, kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Alvaro Djalo, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit bask.

Go to TOP