Allegri: E merituam finalen

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadra e tij, e ka merituar kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

‘Zonja e Vjetër’ mbrëmë u mund nga Lazio (2-1), por torinezët falë fitores në ndeshjen e parë, tashmë janë finalen e Kupës së Italisë, trofeu i vetëm që ka mbetur në lojë për Juvën.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Skuadra luajti mirë në pjesën e dytë”, ka thënë Allegri.

“Duke parë dy ndeshjet, ne e merituam finalen, edhe pse Lazio luajti një ndeshje të shkëlqyer”, ka theksuar strategu italian.

Juve në finalen do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Atalanta-Fiorentina, ndeshje kjo që luhet sonte. 

Go to TOP