Alcaraz mposht De Minaur, prek gjysmëfinalen në ‘Australian Open’
Carlos Alcaraz është kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Australian Open’, pasi mposhti Alex De Minaur në tre sete në çerekfinale.
Spanjolli pati vështirësi në setin e parë, por më pas dominoi plotësisht takimin, duke triumfuar 7-5, 6-2, 6-1 në dy orë e 18 minuta lojë.
Para publikut vendas, De Minaur u përpoq të qëndronte në lojë, por Alcaraz arriti të kontrollojë ritmin e ndeshjes, duke thyer shërbimin e australianit në fillim të çdo seti dhe duke mos i lënë hapësira për rikthim.
Kjo është gjysmëfinalja e parë e Alcarazit në Melbourne dhe e katërmbëdhjeta në total në turnetë Grand Slam, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij në elitën e tenisit botëror.
Në gjysmëfinale, spanjolli do të përballet me Alexander Zverev. Tenisti gjerman u kualifikua pasi mposhti amerikanin Learner Tien në katër sete, 6-3, 6-7, 6-1, 7-6, në një ndeshje që zgjati 3 orë e 11 minuta.
Për Zverev, kjo është gjysmëfinalja e dhjetë në karrierën e tij në Grand Slam, e katërta në ‘Australian Open’, ndërsa më parë ka arritur katër herë këtë fazë në ‘Roland Garros’ dhe dy herë në ‘US Open’.
