Albion Rrahmani transferohet në Rapid
Zyrtarisht, sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është transferuar te skuadra rumune Rapid. Sulmuesi nga Kosova ka nënshkruar kontratë që vlen deri në vitin 2026.
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Uroj të dëshmoj vlerën time para tifozëve dhe klubit sa më shpejt që të jetë e mundur. Mezi pres të debutoj dhe të luaj. Zgjodha Rapid-in për shkak të projektit që kanë. Është një projekt shumë i mirë dhe ndjeva se është më e mira të vij këtu” deklaroi Rrahmani”, tha ai.
Me transferimin e tij në Rapid, ekipi i Ballkanit ka fituar 600 mijë euro. Rrahmani ishte pjesë e Ballkanit që nga viti 2021.
