Albion Pllana, ylli i javës në Superligë

Albion Pllana është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e futbollit.

Futbollisti i Trepçës ’89 shkëlqeu në barazimin 2:2 me Llapin në udhëtim duke i realizuar dy gola.

Ai hyri në lojë si zëvendësues për t’u bërë më pas protagonist në “Zahir Pajaziti”, ndërsa i ndihmoi “Xehetarët” që ta marrin një pikë ndaj llapjanëve.

Pllana e shënoi golin e parë në minutën e 74-t me gjuajtje me kokë dhe të dytin në minutën e 80-të nga afërsia pas asistimit nga Mba.

Përveç golave të shënuar, Komisioni vlerësoi se Pllana pati paraqitje të mirë gjatë tërë minutave që kishte në dispozicion.

Pas marrjes së këtij çmimi, Pllana u shpreh i lumtur për vlerësimin si dhe për faktin që golat e tij i dhanë skuadrës së tij një pikë.

“Ky shpërblim për mua është shumë domethënës. I falënderoj ata që e vlerësuan paraqitjen time, si dhe shokët e ekipit dhe trajnerët për angazhimin dhe punën që po e bëjmë në çdo ndeshje. Trepçën’89 e shoh sa më lart këtë vit, pasi kemi ekip shumë të mirë dhe të gjithë djemtë luajnë me përkushtim të madh”, ka theksuar Pllana. 

Go to TOP