Albin Berisha protagonist me gol në kampionatin rumun

Futbollisti kosovar Albin Berisha ka qenë protagonist me gol në ndeshjen e fundit të Petrolul kundër Rapid Bucuresti në kampionatin rumun. 

Berisha ka realizuar në minutën e tridhjetë e një, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij, në ndeshjen e cila po vazhdon të zhvillohet. 

Njëzet e tre vjeçari iu bashkua Petrolul në vitin 2024, ndërsa më herët kishte bërë karrierë në futbollin kosovar, duke luajtur për skuadrat e Ballkanit e Malishevës. 


Go to TOP