Alavesi fiton trilerin ndaj Sevillës

Alaves ka shënuar fitore ndaj Sevillës me rezultat 4:3 në xhiron e dytë të La Ligës.

Luis Rioja realizoi golin e avantazhit për vendësit në minutën e shtatë, ndërkaq Sevilla përmbysi atë në 1:2 përmes autogolit të Abdelkebir Abqarit në minutën e 15-të dhe Erik Lamelës në të 41-tën.

Mirëpo, Ruben Duarte i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 44-të.

Dy golat e Kike Garcias në minutat 54’ dhe 59’ çuan rezultatin në 4:2, ndërkaq Rafa Mir shënoi golin e shtatë të ndeshjes dhe të tretin për Sevillën në minutën e shtatë të lojës shtesë.

Alavesi ndodhet tani në pozitën e tetë me tri pikë, ndërkaq Sevilla është e 19-ta me dy humbje radhazi.

Go to TOP