Alarmi për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, prokurori shkon në vend të ngjarjes

Një alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka pranuar sot Policia e Kosovës.

Tashmë policia ka siguruar të gjithë perimetrin dhe ka evakuuar qytetarët.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë tjera relevante ndodhet në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të verifikuar informatën lidhur me dyshimet për mjete shpërthyese”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i emergjencës dhe zjarrfikësit. 

Go to TOP