Akuzat ndaj gjyqtarit Bejtullahu, Malisheva në procedurë disiplinore

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Malishevës për ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dukagjinit në elitën e futbollit kosovar.

Sipas njoftimit, Malisheva akuzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Mervan Bejtullahu dhe referët në VAR se kontribuuan në epilogun përfundimtar të takimit në dëm të Malishevës.

“Inicim disiplinor ndaj: FC ”Malisheva”. Motivi: Akuzon referin kryesor të ndeshjes dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”) . Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media” – thuhet në njoftimin e publikuar nga uebfaqja e FFK-së.

Më 8 maj, Malisheva njoftoi se ka deponuar ankesë në FFK kundër gjyqtarit Bejtullahu.

Malisheva pretendon se Bejtullahu me vetdije të plotë i ka dëmtuar në atë përballje.

Ndryshe, përballja ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës përfundoi 1:0 në të mirë të vendasve.

Go to TOP