“Akull n’Verë”, aktiviteti më i ri në Prishtinë

“Nëse mundemi me sjellë Verë n’ Dimër, atëherë mundemi me sjellë edhe Akull n’Verë!”.

Ky është aktiviteti më i ri kulturor që ka paralajmëruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që tha se po bëhet si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike.

“Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”, kryesisht tek amfiteatri, me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonës së ngrohtë verore”.

Ahmeti ka thënë ky organizim, përveç tjerash, ka për synim që të mbështesë bizneset e vogla në kryeqytet edhe si pasojë e dëmeve nga pandemia.

“Thirrja do të hapet të hënën, andaj ju ftojmë të aplikoni! Hajdeni ta bëjmë akull në verë!”.

Go to TOP