Aktakuzëkundër 1 personi për veprat penale kundër krimit të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) të pandehuri.

Sipas kësaj aktakuze, i pandehuri A.H. me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” nga neni 277 par. 1 të KPPK së, lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë”  nga neni 164  lidhur me neni 31 i KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohet dhe ta dënoj sipas ligjit. /Kosova,info/

Go to TOP