Aksioni i Krimeve të Rënda në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri – deklarohen nga Policia

Gazeta pak më parë raportoi ekskluzivisht për një aksion të Njësisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj në rajonin e Prishtinës dhe Podujevës.

Raportimin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili tha se po kryhen bastisje në Podujevë, Prishtinë dhe Vushtrri.

Jashari tha se ky aksion lidhet me një rast i cili është subjekt hetimi në Ferizaj.

Është duke u zhvillu një aksion, është një rast që është duke u hetu në Ferizaj që  ka ndërlidhje me këtë rast. Është për shkak të fajdeve. Janë duke u zhvillu disa bastisje në Podujevë, Prishtinë, Vushtrri. Ende nuk ka përfundu bastisja”,  tha ai.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se në bashkëpunim me organet e drejtësisë, janë duke u realizuar disa operacione policore në disa lokacione të ndryshme.

Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, në disa lokacione/rajone të ndryshme. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, tha Kelani.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se aksioni po kryhet në disa lokacione dhe cak i bastisjes janë disa shtëpi dhe objekte përcjellëse të personave që dyshohen për veprën penale të fajdesë dhe identifikimin e sekuestrimin e provave materiale që do të përdoren në procedurën e mëvonshme kundër tyre.

Sipas burimeve, bastisja e sotme është në vazhdën e aksioneve të mëhershme që kanë rezultuar nga rasti i njohur si ‘Brezovica’, mirëpo nuk lidhet me Brezovicën.

Go to TOP