Aksident tragjik në Itali, goditet për vdekje një ri shqiptar

Një shqiptar humbi jetën, në një aksident tragjik një ditë më parë në Itali

21-vjeçari u përplas nga një furgon që drejtohet nga një 41-vjeçar në zonën e komunës Terracina, në provincën Latina, shkruajnë mediat italiane.

Sipas dëshmisë, fillimisht shoferi kuptoi se përplasi diçka. Pasi ndaloi, ai kërkoi rreth vendngjarjes dhe mes bimëve dhe shkurreve gjeti trupin e pajetë të viktimës, që u identifikua më pas.

Peach e sheh Marrëveshjen e Belfastit si mundësi për zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Go to TOP