Aksident në rrugën `Xheladin Rekaliu`, rrotullohet makina

Një nga rrugët kryesore për në Kodër të Diellit, “Xheladin Rekaliu”, në kryeqytet, për disa minuta ishte e bllokuar, pasi që një automjet u pa i rrokullisur në skaj të rrugës.

Në vendngjarje ka dal policia dhe më pas kjo rrugë është liruar për qarkullimin e automjeteve. Për momentin nuk ka hollësi nëse ka të lënduar dhe si ka ndodhur aksidenti. Policia po vazhdon hetimet.

Go to TOP